Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një mesazh në të cilin thotë se në sot shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që nuk punon për ta.
Në një postim në mediat sociale, kreu i PD shkruan se sot në krye është një qeveri që merret me dallavere dhe nuk ndihmon familjet në nevojë.
“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty! Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje”, shkruan Basha.
Sipas Bashës, qeveria sot po shpenzon kohën në Instagram dhe ai do të ndërtojë një qeveri që do ndëzë dritën e shpresës për shqiptarët.
“Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë!”, përfundon Basha./tvklan.al