Ndonëse PS dhe PD ende nuk kanë arritur një dakordësi për ndryshimet e kodit zgjedhor, Lulzim Basha akuzon palët për një pazar mes tyre për të mbajtur listat e mbyllura.
Në konferencë për mediat, Basha thotë se pazari i pretenduar prej tij, do të finalizohet me bashkimin e votës së opozitës dhe mazhorancës në seancën parlamentare të së premtes.
Lulzim Basha, ish-kryetar i PD: Edi Rama dhe Sali Berisha e kanë mbyllur pazarin që ditën e premte të bashkojnë për të kaluar jashtë vëmnedjes këtë atentat kushtetues.
Ai pati edhe një thirrje për deputetët e PD.
Lulzim Basha, ish-kryetar i PD: Në emër të asaj vote që keni marrë tre vite më parë të refuzoni pazarin e Edi Ramës me Sali Berishën për rimbylljen e listave të shqiptarëve.
Në një kohë që SPAK ka marrë nën hetim çështjen e 21 Janarit, Lulzim Basha shprehet i gatshëm që të shkojë para prokurorëve.
Lulzim Basha, ish-kryetar i PD: Nëse thirrem nga SPAK do të paraqitem, pa diskutim.
Edhe pse e cilëson veten si kryetar i demokratëve euroatlantik, Basha thotë se do të do i bëj rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit që i hoqi vulën e PD më 11 Qershor.
Klan News