Kreu i Partisë Demokratike ka kërkuar sërish largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet se kreu i qeverisë në 7 vite ka dështuar dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe ka dhunuar familjet shqiptare.
“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!”, shkruan Basha.
Reagimi i Bashës vjen pas njoftimit për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, e cila ka qenë një kërkesë dhe e opozitës./tvklan.al