“Pensionistët të braktisur nga qeveria”
Ky çift pensionistësh, Lina e Robert Martini ndanë me kreun e opozitës, Lulzim Basha shqetësimin se e kanë të pamundur me pensionin që marrin të përballojnë koston e jetesës në këtë kohë pandemie.
“Unë 150 me 250 me 40 vite punë, është shumë e trishtë 80 mijë Lekë shkon energjia, telefoni kjo, ajo. Kur vjen puna leku vjen e se dimë se ku shkon me çfarë dëgjojmë se di ku shkojnë”
Thonë se sytë i kanë nga Zoti, në rast se do të preken nga COVID-19, pasi sipas tyre qeveria i ka braktisur.
Pensionisti: Ishalla mos ardhtë sepse nuk kemi para të shkojmë në Turqi. Për zotin.
Basha: Thonë që e mbylli edhe Turqia. Plus që edhe këtu ka një faturë të papërballueshme”
Pensionisti: Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e çfarë janë ato, jo nuk e përballojmë dot.
Për të lehtësuar sadopak kostot shtesë për pensionistët që ka shkaktuar pandemia, Basha tha se prej muajsh opozita ka një plan pesë pikësh që nuk merret në konsideratë nga qeveria.
Lulzim Basha: Një 20 mijë Lekësh i kërkuam ne për pensionist.
Budulina Martini: Po të paktën të maskës edhe dezinfektantët.
Basha: Nuk u pranua nga qeveria, e cila ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët.
Qeverinë e bën përgjegjëse se destinacion të parave nuk ka qytetarët, por xhepat e klientëve të qeverisë.
“Ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë. Lekët shkojnë për 5 oligarkë , kjo është kriminale”.
Për të dalë nga kriza ekonomike, sipas kryedemokratit nevojitet që qeveria të kthejë sytë edhe nga biznesi, i cili duhet të ndihmohet me paketa, sikundër ndodh në vendet e rajonit.
Tv Klan