Lulzim Basha shprehu besimin se Kolegji Zgjedhor do ta rrëzojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputetët që sipas tij është marrë në shkelje të afateve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Basha paralajmëroi shumicën të mos tentojë t’i bëjë presion apo ta blejë këtë gjykatë.

Së shpejti Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme. Duke i hedhur poshtë sipas ligjit të republikës së vjetër do i japë një shans republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes konsensusit dhe negociatave. Nëse me presione apo me zhage, Kolegji Zgjedhor vendos t’u thotë shqiptarëve se 17+ 31+ 2 bëjnë 49 e jo 50 atëherë Kolegji Zgjedhor, ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për republikën e re.”

Jashtë akuzave nuk la as ambasadorët e huaj në Tiranë që sipas tij janë bërë pjesë e skenarit të Kryeministrit për kapjen e zgjedhjeve, duke manipuluar raportet për drogën e krimin në Shqipëri.

 “

Në planin e Edi Ramës janë mediat e kapura, lobistët e paguar dhe të korruptuarit e tij me pasaportë shqiptare apo të huaj është prishja e zgjedhjeve të ardhshme. Elementët e komplotit ishin përgatitur për këtë skenar. Droga, krimi, ishin fshirë në raportet e zyrtarëve të korruptuar në Tiranë që nuk raportonin drogën dhe kriminelët edhe kur këta gjakosnin qytetarët në rrugë dhe sot nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku kanë futur veten e tyre, sepse kanë mohuar krimin dhe drogën për interesat jo te Bashkimit Europian dhe aleateve tanë strategjikë, por vetëm për xhepat e tyre të korruptuar

Qeveria teknike është kushti mbi të cilin kreu i opozitës nuk negocion ndaj dhe kur flet në emër të republikës së re, Basha thotë se themelet e saj do të hidhen në protestën e 13 majit.

Zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kupolën kriminele në pushtet s’mund të ketë. Ndaj bashkimi popullor më i madh ditën e shtunë në këtë shesh në orën 12, shqiptarët e lirë, të djathtë e të majtë themelojnë republikën e re.”

Çadrës së opozitës iu bashkua edhe ish- deputeti i koalicionit qeverisës për qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, i cili kryeson partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar./ TV KLAN