Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të mërkurën se qeveria Rama ka vendosur një rekord të ri me 45 biznese të mbyllura në çdo ditë të këtij viti.
“
Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët
”, shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale.
Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët! pic.twitter.com/j9nV36ong2
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 8, 2018
Sipas kreut të demokratëve, në vitin 2018 janë mbyllur 66 % më shumë biznese se në vitin 2017, e përkthyer kjo në shifra, këtë vit janë mbyllur 8 185 biznese (ose 45 në ditë) krahasuar me 5 474 biznese (30 në ditë) që janë mbyllur një vit më parë. /tvklan.al