“U fshehën vdekjet, shëndetësia dhe ekonomia në kolaps”
Krahasimi që i bën deklaratave të qeverisë nga e marta deri të mërkurën në më pak se 24 orë për shkollat, Lulzim Basha del në përfundimin se Kryeministri Rama nuk ka një plan për menaxhimin e pandemisë.
Kreu i PD-se ishte në Shkodër, ku përsëriti akuzat për kreun e qeverisë, që fsheh jetët e humbura në spitalet Covid. Pak ditë më parë, Kryeministri paralajmëroi se qeveria ka lënë kaparin për blerjen e vaksinës, por Lulzim Basha thotë se sërish Shqipëria edhe në këtë drejtim është e fundit në rajon.
“Çdo vend tjetër ka marrë masa për të siguruar vaksinën sesa Shqipëria. Kemi bërë një rezervim me Covax. Kosova ka marrë grant dhe borxh nga BB për ta marrë drejtpërdrejt. Maqedonia ka bashkuar forcat me një vend të BE. Ndërsa Shqipëria edhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për ta marrë vaksinën dhe kjo për mua është e papranueshme”.
Krahas shëndetësisë, me shqetësim foli edhe për ekonominë, gjatë një takimi që pati me përfaqësues të biznesit shkodran, i cili iu ankua për rënie të konsumit dhe rritje të papunësisë.
Tv Klan