Manchester United po planifikon të ndërtojë një stadium të ri me 100 mijë vende dhe sipas të përditshmes britanike “The Times” është marrë mbështetja e autoriteteve lokale.

Arena e re mendohet të ngrihet pranë stadiumit “Old Trafford” dhe kosto parashikohet rreth 2 miliardë paund. Plani është që të krijohen 90 mijë vende pune, pasi do të ndërtohen edhe 15 mijë njësi banimi në zonën përqark, duke sjellë edhe zhvillim të mëtejshëm të saj.

Ngritja e një stadiumi të ri nuk do të pengonte zhvillimin normal të aktivitetit të ekipit deri në transferimin në arenën e re. Sipas studimit nëse do të rinovohej “Old Trafford”, shtëpia e “Djajve të Kuq” prej 1910-ës, kosto do t’i afrohej 1 miliard paund, duke e hedhur poshtë këtë ide.

Tv Klan