Familja Gjoni jeton prej 1 viti në kushte të rënda
Prej 10 muajsh familja e Viktor Gjonit në Kurbin jeton në këtë çadër për shkak të tërmetit të vitit të shkuar. Gjendja e rëndë e kësaj familjeje u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në pamjet e publikuara nga Partia Demokratike, Viktor Gjoni, tha se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria përveç 39 mijë lekësh të vjetra.
Në Planin e saj me 5 Pika për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, Partia Demokratike ka propozuar dyfishimin e ndihmës ekonomike për personat që përfitojnë nga kjo ndihmë, për 6 muajt e ardhshëm.
Tv Klan