Shtëpitë më të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Dibrës do t’i shpërndahen fondet për rindërtimin e tyre brenda 2 javësh. Lajmi i mirë i është komunikuar banorëve nga vetë ministri i Brendshëm, Luzim Basha i cili pa nga afër gjendjen në zonat e goditura. Të parët që do të përfitojnë do të jenë familjet ndërtesat e të cilave janë vlerësuar si të pabanueshme kryesisht në komunat Supenzë dhe Gjoricë.
Lulzim Basha: “Këto 833 objekte, mendohet se përfaqësojnë objektet më të dëmtuara, vlerësimi është bërë nga komisioni me ekspertë të entit kombëtar të banesave të pushtetit vendor këtu dhe të ministrisë së brendshme dhe pas shqyrtimit nga ministria e financës të këtyre vlerësimeve do të kalohet menjëherë në vlerësimin e tyre drejtpërdrejt sigurisht nëpërmjet hallkave të pushtetit vendor, tek të afektuarit, tek familjet, tek të zotët e shtëpisë.”
Tërmeti nuk ka ndikuar në nisjen e procesit mësimor në komunat e dëmtuara. Emergjenca Civile ka ndihmuar deri më tani me 354 çadra, 460 batanije dhe 7 tonë gjysmë ushqime./tvklan.al