Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim kortezie Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili së pari, e përgëzoi për detyrën e rëndësishme të marrë. Palët konfirmuan edhe njëherë afërsinë mes dy vendeve mike.
Ministri Hoxha pohoi se ka qenë dhe është dëshmitar i bashkëpunimit të frytshëm me shtetin italian në çdo fushë, duke nisur nga siguria publike, deri tek mbështetja që Italia i jep Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësim në BE.

Ambasadori italian theksoi gjatë takimit të parë, kënaqësinë për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar.
Hoxha shprehu gatishmërinë maksimale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për t’i çuar përpara të gjitha proceset që kërkojnë vëmendjen e tij me bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale./tvklan.al