“Korridori 8” nis të shtrojë rrugë në sektorin e kulturës, rrugë njohurie dhe informacioni. Në të përfshihet një projekt financuar nga Bashkimi Evropian për të integruar bibliotekat shqiptare në ato evropiane. Shkëmbim eksperiencash dhe idesh mes vendeve që përfshihen nga “Korridori 8”. Projekti ndërrajonal ka prezantuar bashkëpunimin e bibliotekave tona me ato italiane. Procesi i integrimit evropian lehtësohet, dhënie së informacionit të saktë mbi probleme të bashkësisë. Për drejtuesin e Bibliotekës Kombëtare, zgjedhur si kordinatore projektit më parë “Korridori 8” njihej si korridor ekonomik, por emërtimi i tij i ri është element i lashtë i qytetërimit. Njohja e dy kulturave të popujve atij shqiptar dhe italian nëpërmjet këtij projekti do të zgjasë tre vite. Ky është një menaxhim i ri publik për marrëdhëniet ndërkufitare. /tvklan.al