“Më fort”, titullohet kënga që Endea Tarifa performoi në skenën e “Kënga Magjike” në javën e saj të katërt. E ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show”, ajo foli për mesazhin e këngës dhe se si ajo është pritur përgjatë këtyre ditëve nga publiku.
Tekstin e këngës e ka shkruar partneri i saj Gent Lasku, për këtë Eneda Tarifa shprehet se tashmë konteksti i këngëve të saj do të jenë më motivues, më inpirues, teksa thotë “nuk dua të qaj më.”
Eneda Tarifa: Në fakt më ka kapur një fazë këngësh që dua të mos qaj më, por dua të jem e lumtur. Të jenë këngë pozitive, këngë motivuese. Kësaj here donim të bënim diçka të fortë, të bukur, inspiruese, sepse ngelëm duke qarë.
Aldo: Audienca tani e ka kuptuar kontekstin e kësaj kënge?
Eneda Tarifa: Plotësisht! Unë akoma marr telefonata, mesazhe urimi për tekstin e bukur, për muzikën, se si i është përshtatur teksti muzikës dhe për mënyrën e të kënduarit. Jam shumë e lumtur, unë ia kam arritur asaj që doja. Publiku jo vetëm që e ka kuptuar, por e ka përqafuar këngën. Kanë filluar bëhen ato TikTok-et e para me fjalët e këngës. Është shumë këndshëm, unë të nesërmen isha kaq e mbushur dhe ndjehesha kaq e shpërblyer saqë thashë “të ndodhi ç’të ndodhi nuk më intereson fare”.
Aldo: Reagime prisje, por jo kaq shumë!
Eneda Tarifa: Me thënë të drejtën jo kaq shumë. Kam qenë të nesërmen shumë e mallëngjyer nga sasia dhe se sa shpejt u përhap dhe u bë virale. Me sa duket njerëzit kanë nevojë për forcë, kanë nevojë që t’u tregosh që ti je me ata, pjesë e tyre, i ke kaluar si ata dhe të mbushen me pozitivitet pse jo./tvklan.al