Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen janë një nga çiftet më simpatikë dhe njëkohësisht më të komentuarit në Turqi. Ata duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo dalje të tyre publiken. Buraku dhe Fahriye janë bërë prindër të një djali vitin e kaluar të cilin e kanë quajtur Karan.
Burakun, vazhdojmë ta shohim nëpër seriale të ndryshme turke, ndërsa Fahriye është shkëputur nga ekrani prej disa kohësh dhe nuk e kemi parë në asnjë projekt të ri.
Sipas mediave turke, aktorja ka marrë një vendim që nuk i ka pëlqyer aspak fansave.
Ajo ka refuzuar çdo rol që i kanë propozuar për seriale të reja, e kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe për shkak të djalit të saj, e cila do të kalojë më shumë kohë për të./tvklan.al