Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë në infrastrukturën e dhjetë rrugëve kryesore në Tiranë dhe në 14 kryqëzime.
Do të krijohen korsi të veçanta për t’i dhënë prioritet lëvizjes së automjeteve publike, biçikletave dhe këmbësorëve.
Edi Rama: “Do të bëhen tanimë pjesë integrale e transportit me korsi të dedikuara për autobusët, me korsi të dedikuara për biçikletat, me korsi të cilat japin përparësi atyre që nuk përdorin transportin privat dhe njëkohësisht me krijime hapësirash të ndërmjetme që lehtësojnë edhe më shumë këmbësorët.”
Në kryqëzimet do të vendosen ndarëset e trafikut si dhe vendkalimet përgjatë akseve rrugore ku do të vendosin edhe pllaka për të ndihmuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara./tvklan.al