Në  100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit Bashkia e Tiranës, nderoi figurën dhe kontributin e njeriut që pati rol kyç në themelimin e shtetit shqiptar.

Pasi vendosën kurora me lule në shtatoren në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me ambasadën e Italisë, Bashkia e Tiranës organizoi  një sërë aktivitetesh në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Nuk e di nëse do të kishim të njëjtin fat si komb apo të njëjtin përfundim si përpjekje, nëse ky njeri nuk do të ekzistonte. Këtë ndoshta nuk do ta dimë kurrë, por ajo që dimë është që: Po, një njeri mund ta ndryshojë botën. Nga nisma e një qytetari ndryshon politika e një qyteti. Kështu, miqtë e mi, sidomos ju që jeni më të rinj, nëse doni një provë se si një njeri mund të ndryshojë fatet e një kombi, besoj se inkurajimi më i madh është jeta e Ismail Qemalit”.

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo vlerësoi figurën e Ismail Qemalit dhe investimet e bashkisë për shkollat në kryeqytet.

Tv Klan