Bashkim Dedja është rizgjedhur Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Zyra e shtypit pranë këtij organi njofton se Dedja u zgjodh për të qenë sërish në krye të Kushtetueses përmes një votimi të fshehtë e unanim të të gjithë gjyqtarëve.

Sipas ndryshimeve të reja në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, kryetari i kësaj gjykate si çdo gjyqtar i saj ka një mandat 9- vjeçar dhe zgjidhet për një periudhë 3- vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje për të qenë në krye të trupës së gjyqtarëve.

Bashkim Dedja është zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Shtator të vitit 2010 dhe mandati i tij si gjyqtar përfundon në vitin 2019.

Tv Klan