“Të kalosh Vetting-un në Shqipëri me këto elementë që janë parashikuar në ligj, është njëlloj sikur të kapërcesh varrin për së gjalli…”

Dilemat për jetën pas vdekjes nuk paskan të mbaruar për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin do të hapen edhe njëherë letrat e Vetting-ut.

Vendimi erdhi pas kërkesës së ekspertëve të huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët nuk ishin dakord me rikonfirmimin e tij në detyrë dhe kërkuan një vendim të dytë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Çfarë i bëri të dyshojnë ekspertët ndërkombëtarë, që asistojnë dhe monitorojnë procesin e kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve, nuk dihen, por është e sigurtë se ankthi për Bashkim Dedjan ka nisur nga fillimi.

Ndërkohë nga selia e Partisë Demokratike janë artikuluar akuza për procesin e Vetting-ut të gjyqtarit Ilir Toska. Sipas opozitës, Toska është vlerësuar nga shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën. Në dosjen e Vetting-ut, thotë PD, rezulton se SHISH informoi se gjyqtari Toska kishte kontakte me elementë të krimit të organizuar, por pavarësisht kësaj, e kaloi Vetting-un.

“Siç thuhet në raportin zyrtar, gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor, “rezulton individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga struktura kriminale”, por ai u konfirmua në detyrë nga vetting me urdhër politik të Edi Ramës”,

deklaroi Alibeaj

.  

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti parregullsi në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai. Në dëgjesën e Vetting-ut rezultoi se gjyqtari ka deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.

Tv Klan