Bashkimi i Sindikatave të Pavarura denoncon shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e dhunës shtetërore nga segmente të gjyqësorit. Sindikalistët kanë akuzuar rëndë organet qeverisëse të çdo norme ligjore.

“Drejtori i parkut Luan Havizi i bën sfidën më të egër kushtetuese. Pushon nga puna punonjësit e sindikatës së pavarur zotin Muharrem Sula bashkë me 25 punonjës të tjerë kundër kësaj dhune të pashembullt, të gjitha strukturat e shtetit bëjnë të shurdhëtin. Presidenti hesht, kuvendit nuk i vjen zëri, Këshilli i Ministrave e largon nga vetja, ministria e punës nuk shprehet kundër dhunës, prokuroria nuk vihet në lëvizje, në këtë rast shteti tregoi se është një strukturë fantazim që nuk ekziston”.

Sindikalistët ashtu siç ndodh rëndom kohët e fundit kanë kërcënuar se në rast se fjala e tyre bie në vesh të shurdhët ata do të fillojnë protestat në sheshe./tvklan.al