6 persona të tjerë ranë në prangat e Policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit kundër basteve sportive. Të arrestuarit të cilët janë të moshës nga 19 deri në 56 vjeç u kapën në flagrancë në zona të ndryshme të Tiranës.
Atyre iu sekuestruan telefonat në të cilët kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të përshtatjes së ambienteve për lojëra fati. Gjatë kontrolleve nga forcat e policisë, u procedua në gjendje të lirë edhe një 18-vjeçar pasi në një bar kafe në administrim prej tij u gjetën 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave kontrabandë të dyshuar kontrabandë.
Kjo është faza e dytë e operacionit pasi të shtunën policia ndaloi edhe 29 të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Gjatë aksionit të zhvilluar në ish-Bllok, Fresk, Astir, Kombinat dhe Kamëz u sekuestruan shuma parash, 33 aparate celularë dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Klan News