Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka komentuar dorëheqjen e Sandër Lleshaj dhe emrin që mund të bëhet ministri i ri i brendshëm.
Drejtuesi i emisionin, Blendi Fevziu i serviri një listë me emra që po përfliten prej pasdites, por për Haxhiun Rama do befasojë sërish dhe do zgjedh një person që nuk është me profil të lartë publik.
Sipas tij në këtë moment duhet një emër që nuk mund të atakohet dhe të sulmohet nga opozita për të shkuarën e tij, por nuk tha se cili mund të ishte një i tillë.
“Nga ajo që unë e njoh Ramën, mendoj se ai nuk do prek emrat që janë përmendur në publik. Por mendoj se nuk do ketë ndonjë emër që nuk është figurë e lartë politike. Nuk do jetë ndonjë që mund të atakohet në publik.
Karrigia është e mallkuar dhe në këtë karrige nuk mund të kursehet asnjëherë femër. Në përvojën e vetë do e këshilloja që në këtë fazë të mos kishte një figurë të fortë politike. Unë mendoj që të jetë një figurë që i ngjan zotit Lleshaj dhe nuk është e atakueshme në këtë moment”, tha analisti.
Më tej Baton Haxhiu tha se nëse do të ishte në vend të Ramës do kishte zgjedhur ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin si zëvendësuese të Lleshajt. “Unë e kam simpatinë time dhe them Mimi Kodhelin”, u shpreh ai./tvklan.al