Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, është në dyshim për ndeshjen e Kupës së Gjermanisë të martën kundër Bayer Leverkusen për shkak të një dëmtimi në kofshë. Klubi baravarez njoftoi pas analizave të kryera mëngjesin e së dielës, se 31-vjeçari, që është golashënuesi më i mirë në kampionat në këtë sezon, kishte pësuar një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe se skuadra do të duhet të bëjë pa të për një kohë të pacaktuar.

Edhe trajneri i Bayern, Vincent Kompany, e pranoi se Kane nuk kishte gjasa të ishte i disponueshëm për takimin kundër ekipit të Xhakës. Kapiteni i Anglisë e ka nisur mjaft mirë sezonin, ku ka realizuar 20 gola në 19 takime të luajtura në të gjitha ndeshjet.

Përpara pushimeve të Vitit të Ri, ekipi bavarez do të duhet që të luajë edhe pesë takime të tjera. Përveç Leverkuzenit të Xhakës, skuadra e drejtuar nga Kompani do të përballet edhe me Heidenheim, Mainz dhe RB Leipzig në Bundesligë dhe Shakhtar Donetsk në Ligën e Kamioneve.

Tekniku Kompani mendon se do të jetë e vështirë në skuadër që të zëvendësohen golat që Kane shënon. Mediat gjermane raportuan se lojtari do te jete jashtë për të paktën dy javë.

Klan News