Me tripletën e shënuar kundër Ausburgut në sfidën e javës së 11 të Bundesligës, Harry Kane ka vendosur një rekord të ri në Gjermani.

Kapiteni i Anglisë bëhet futbollisti i parë që shënon 50 gola në kampionatin gjerman më shpejt se sa çdo lojtar tjetër në histori.

Rekordi mbahej nga Erlign Haaland, por 31 vjeçari ka surprizuar me paraqitjen e tij. Kjo është tripleta e 7 e Kane, që kur ai u transferua në Bundesligë.

Anglezi ka shënuar 50 gola në 43 takime, 7 ma pak se sa norvegjezi, i cili atëherë luante për Borusia Dormtundin.

Kane tani ka 61 gola në 61 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Bayernin dhe mbetet në rrugën e duhur për të fituar trofeun e parë të karrierës së tij me gjigandët gjermanë në këtë sezon.

Rekordi i tij i fundit vjen pak ditë pasi ai u la në stol në sfidën që Anglia pati kundër Greqisë në Ligën e Kombeve.

Edhe pse kjo ka shtuar shqetësimet se 31-vjeçari mund të ketë gjithnjë e më pak hapësira në kombëtare, ai ka këmbëngulur se Kupa e Botës 2026 nuk do të jetë shansi i tij i fundit për të fituar një turne madhor me “tre luanët”.

Klan News