Vetëm pak ditë ka zgjatur qëndrimi në infermieri për Harry Kane. Sulmuesi i Bayern Munich i është rikthyer stërvitjeve individuale, teksa vazhdon rikuperimin pas problemeve muskulare.

Trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany shpreson që sulmuesi të rikthehet përpara fundit të vitit. Kapiteni i Anglisë ndoqi nga tribuna në “Allianz Arena” të Bayernit në humbjen ndaj Leverkusen.

Sulmuesi mbërriti në Mynih në verën e vitit 2023, ndërsa kishte humbur vetëm dy ndeshje me bavarezët që prej dëmtimit të fundit. Kane ka shënuar 20 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin këtë sezon, duke qenë shumë i rëndësishëm për gjigantin e Bundesligës gjermane.

Ai pritet të mungojë edhe në sfidat e radhës, për tu rikthyer në fushë para pushimeve të dimrit. Bayern Munich është në krye të Bundesligës me 4 pikë epërsi kundrejt Eintracht Frankfurt.

Klan News