Në mbyllje të fjalës së tij sot gjatë ceremonisë për inaugurimin e bazës ajore të NATO-s në Kuçovë, kryeministri Edi Rama theksoi mundësinë për një tjetër projekt të madh në vendin tonë.


Kreu i qeverisë u shpreh besimplotë se në vitet vijuese, Aleanca Euroatlantike do e përfshijë në planet e saj ndërtimin e një baze detare në Porto Romano.

“Duke filluar sigurisht nga aleatët tanë të NATO-s me shpresën e besimin se kjo bazë taktike ajrore do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza e re detare e NATO në Porto Romano për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n dhe jemi shumë besimplotë se së shpejti do i gëzohemi lajmes së përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës.”

Rama falënderoi në veçanti të gjithë trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.  

Falenderim të posaçëm dhe urim për shëndet dhe gjithçka ju do zemra të gjitha forcave tona, të ghjithë trupave dhe individëve që militojnë në këto forca dhe që dita-ditës e bëjnë Shqipërinë më krenare!/tvklan.al