Pas Shteteve të Bashkuara radha i ka ardhur Europës të ndjehet e kërcënuar nga kriza financiare kjo ka qenë arsyeja që krerët e shteteve si Britania, Franca, Gjermania dhe Italia janë mbledhur në një samit urgjent ku kanë diskutuar rreth masave urgjente që do të merren për të parandaluar paralizimin ekonomive në Europë

Vendimi i vetëm i marrë deri tani është dhënia e 44 milion eurove ndaj bizneseve të vogla në Evropë duke i ndihmuar në shmangien e rrezikut, ndërsa ende nuk është vendosur për planin e propozuar nga presidenti francez Nikolas Sarcozy, në lidhje me fondit e emergjencës prej 300 miliard eurosh. Ndërkaq në Gjermani qeveria ka nisur shqyrtimin situatës pas kolapsit të bankës së dytë të kredive … Real Estate AG.

Kancelaria gjermane Angela Merkel, tha e sigurt se falimentimi i një prej institucioneve financiare më të mëdha nuk do të dëmtojë të gjithë ekonominë, po kështu dhe në Islandë, Belgjikë, Francë, Britani dhe Itali. Autoritetet vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë së krijimit të fondeve të shpëtimit për t’i paraprirë falimentimit të kompanive apo bankave më të mëdha. Një hap i rëndësishëm konsiderohet bashkëpunimi i qeverive në këtë drejtim duke ndihmuar secilin shtet në rast vështirësish me qëllim lokalizimin e krizës dhe shmangien e shtrirjes së saj në shtetet e tjera./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj