Bashkimi Evropian nuk do të ndjekë shembullin e SHBA-së për të shpallur politikanë jashtë kufijve të saj si të padëshiruar.
Edhe pse në shtetet ballkanike kjo temë u përdor politikisht asnjë vendim nuk është marrë në Bruksel pasi mungon interesi mes shteteve anëtare për këtë temë.
Hungaria, Luksemburgu dhe shtetet e Evropës jugore si Spanja, Greqia e Italia, kanë shprehur ngurrimin e tyre për të kopjuar listat e SHBA-ve me emrat e politikanëve non gratta.
Kjo çështje nuk është trajtuar konkretisht as nëpër grupet e ndryshme punuese të nivele më të ulëta diplomatike.
Belgjika, e cila kryeson aktualisht presidencën e Këshillit Evropian shprehet se BE-ja po përgatitet për zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian dhe nuk ka vend për diskutime të tilla.
Në BE shprehen se vendosja e sanksioneve do të përdorej në shtetet ballkanike për të ndëshkuar kundërshtarët politikë me masa të brendshme kufizuese.
Për Brukselin një ndërmmarrje e tilllë do të shihej si ndërhyrje në çështje që shihen kryesisht si të brendshme në vendet e treta jashtë BE-së.
Klan News