Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Interpolit, Ahmed Nasser Al- Raisi.
Presidenti i Republikës vlerësoi dhe inkurajoi vijimësinë e bashkëpunimit midis Interpolit dhe Policisë së Shtetit.
Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit.
Kujtojmë se këtë javë në Tiranë zhvillohet konferenca e 51 e Interpolit. Deri të enjten kryeqyteti shqiptar mirëpret drejtuesit më të lartë të policive të të gjitha vendeve që janë anëtare e Interpol./tvklan.al
