Rama: Rilindi nga plehrat dhe ferrat që e gjetëm
Veç prezantimit të paketës turistike dhe kulturore shqiptare në panairin ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, Shqipëria vjen edhe me një çmim.
Mes 100 vendeve nga e gjithë bota, Belshi qyteza e vogël e Elbasanit, fitoi çmimin e dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër. Një çmim domethënës ky në një kohë kur vendi ynë, i ka përqendruar politikat në zhvillimin e një traditë të qëndrueshme të turizmit, duke u shndërruar në pak kohë në një destinacion të rëndësishëm dhe interesant për turistët europiane.
Por ky çmim është domethënës edhe për vetë historikun e shndërrimit të Belshit në një destinacion turistik, që nga një vend i pavizituar, tashme numëron vetëm në fundjavë 3500 vizitorë.
Në ndryshim nga koha e diktaturës dhe tranzicionit, Belshi sot ka përvetësuar një traditë shumë më miqësore me mjedisi, ndërsa investimet në agroturizëm janë rritur.
Për këtë lajm ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama ne rrjetin social Facebook, duke e quajtur Belshin të rilindur nga ferrat dhe plehrat kur morën detyrën, ndërsa vlerëson punën e kryebashkiakut Arif Tafani. Shqipëri mori zyrtarisht titullin “Vendi i Nderit” në panairin më të madh në botë të turizmit në Berlin.
Klan News