Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Belsh me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i 38-vjeçarit me iniciale O.B., të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit./tvklan.al