Në vendin e tregut në Belsh janë vendosur blloqe betoni. Pranë tyre qëndrojnë forca të policisë.

Tregtarët janë të vendosur që mos ta vijojnë aktivitetin në vendin e ri të caktuar nga bashkia. Ata kanë vijuar protestën duke kërkuar ndryshimin e vendimit të autoriteteve lokale. Tregu është zhvendosur në fshatin Marinëz 5 km larg nga qyteza dhe diçka e tillë kundërshtohet nga tregtarët.

“Kemi tre javë që vijmë, as punë asnjë gjë. Vemi përplasemi te bashkia nuk na del asnjë njeri, ku do vejë ky halli jonë, kush do të na përgjigjet neve.”

“Këta janë të gjithë tregtarë, këta janë gjithë familjarë. Këta familjarët që janë këtu ushqejnë fëmijët e vet.”

“Atje vend nuk ka për neve. Zë shi ku ta futësh kokën.”  

Përfaqësues të bashkisë thonë se një vendim i tillë është marrë me qëllim lehtësimin e lëvizjes në qytezë. Belshi zgjidhet nga vizitorë të shumtë kryesisht gjatë fundjavave dhe numri i tyre pritet të rritet në muajt e verës. Tregu që ndodhej në mes të qytezës e vështirësonte qarkullimin.

Klan News