Deputeti socialist, Ben Blushi, ka vijuar fushatën e tij elektorale në qarkun e Korçës duke u ndalur në Moravë.

Në takimin që pati me banorët ai pranoi se synimi i programit të Partisë Socialiste është zhdukja e varfërisë.

Ben Blushi: “Ndryshimi jonë me Sali Berishën, me qeverinë e Sali Berishës është pikërisht ky, ne mbrojmë ata që punojnë, ne mbrojmë të varfrit, ne mbrojmë minatorët, ne mbrojmë ata që kanë nevojë. Ai mbron ata që pasurohen dhe ata që pasurohen në Shqipëri janë shumë pak sot. Ata që pasurohen padrejtësisht janë të gjithë miqtë e Sali Berishës.”

Deputeti Blushi sqaroi se socialistët do të mundin varfërinë në fshat për të rregulluar dhe jetën në qytet.

Programi i PS parashikon heqjen e taksave për 3 vjet për ata që investojnë në bujqësi./tvklan.al