Deputetët socialist, Ben Blushi dhe Alfred Dalipi në turin e tyre kanë patur një takim me minatorë të Pogradecit.
Në bisedë me ta Blushi e ka krahasuar punën e minatorëve me atë të punonjësve fatkeq të Gërdecit.
Ben Blushi: “Në qoftë se ka një rast tipik në Shqipëri kjo është ajo që ka ndodhur në Gërdec, se Gërdeci në fund të fundit ishte një minierë, ishte një minierë ku të rinj, të reja, burra, gra, pleq, edhe fëmijë sidomos shkonin në një minierë me barut dhe nxirrnin para për disa miq të Sali Berishës që iu duhet të pasuroheshin.”
Deputeti Blushi garantoi se më të ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të 28 Qershorit socialistët do të miratojnë statusin e minatorit, diçka që qeveria e tanishme nuk e bëri kurrë./tvklan.al