Lajme Arkiva 2003

Gjyqtarja e cila do të shqyrtonte padinë e ministrit të Pushtetit Lokal Ben Blushi kundër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi dorëheqjen nga kjo çështje. Burimet zyrtare të gjykatës së Tiranës konfirmuan se gjyqtarja Alkelina Gazidede i ka paraqitur Gjykatës së Tiranës kërkesën për dorëheqje nga dosja.

Ajo nuk pranon të thotë motivin ndaj mësohet se është në pritje të përgjigjes së gjykatës nëse do të pranohet apo jo kjo kërkesë. Gjyqtarja Gazidede u tërhoq nga çështja në ditën e caktuar për zhvillimin e seancës së parë të çështjes rreth tre javë më parë ministri i Pushtetit Lokal Ben Blushi depozitoi padinë civile, ne Gjykatën e Tiranës kundër liderit demokrat Berisha.

Ky i fundit sipas paditësit ka shpifur gjatë një seance parlamentare dhe Blushi kërkon të dëmshpërblehet prej tij me 100.000 Lekë të vjetra. Gjykata e Tiranës do të hedhë shortin për të caktuar një anëtar tjetër të saj për shqyrtimin e kësaj padie nëse pranohet kërkesa për dorëheqje nga gjyqtarja Gazidede./tvklan.al