Anëtar i i kryesisë së Partisë Socialiste Ben Blushi ka qenë në fshatin Barçë të qarkut të Korçës, ku u ka paraqitur banorëve të këtij fshati programin e ri të PS, i cili është hartuar në dialogimin e gjatë me qytetarët e vendit gjatë 2 viteve, por edhe me ekspertë të huaj dhe vendas.
Blushi ka theksuar se dokumenti themelor i qeverisjes së PS është një instrument që do të ndryshojë të ardhmen e këtij vendi. Ai tha, se është themelore ngritja e një ministrie të veçantë për fshatin, si një dikaster që do ti japë një tjetër zhvillim sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend.
Blushi gjatë fjalës së tij ka sulmuar edhe qeverisjen aktuale.
Ben Blushi: “Kjo qeveri nuk ka menduar asnjë ditë për të varfrin. Nuk ka menduar asnjë ditë për fermerin, nuk ka menduar asnjë ditë për atë që ka nevojë, por ashtu si në Gërdec ka menduar vetëm ata që duhet të pasurohen duke vjedhur taksa dhe duke vrarë shpresën e shqiptarëve. Vota për Sali Berishën është një votë për 4 vjet të tjera Gërdec. Vota për Sali Berishën në datën 28 qershor është një votë kundër nesh, është votë kundër familjeve tona, është votë kundër fëmijëve tanë, është votë kundër Shqipërisë.”/tvklan.al