Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vullneti politik është elementi parësor për zgjedhje të lira. Jo gjithçka varet nga infrastruktura. Këtë iu ka saktësuar Ministri i Pushtetit Vendor Ben Blushi vëzhguesve europian. Përfaqësues të Këshillit të Europës, OSBE-së dhe Komisionit të Venecias, janë interesuar për procesin e zhvillimit normal të zgjedhjeve elektorale të vitit të ardhshëm.

Ministri Blushi i ka njohur me hapat e marra nga kjo ministri për saktësimin e listave të zgjedhësve. Është duke u punuar në lidhje me çregjistrimin nga listat e gjendjes civile të personave të vdekur, por dhe të të gjallëve që funksionojnë më shumë se një herë në këto lista.

Procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, do të zgjidhë përfundimisht problemin e listave të zgjedhësve. Po kështu për procesin zgjedhor janë udhëzuar edhe një herë bashkitë dhe komunat të kryejnë procesin e emërtimit të rrugëve dhe banesave të emërtuara deri tani. Vëzhguesit europian do të jenë sërish në ndjekje dhe në interesim për zhvillimin normal të zgjedhjeve elektorale të vitit të ardhshëm./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti