Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Rreziku i zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare me lista të pa korrigjuara, siç u deklarua nga kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi, nuk e befason kryetarin e PD Sali Berisha. Paralajmërim i Celibashit vetëm përcillet prej tij shprehet kryedemokrati, pasi kjo deklaratë vjen nga kryeministri Fatos Nano.

Sali Berisha: “Mos harro se ai është thjeshtë një emin i Fatos Nanos në KQZ, apo një Isak i Fatos Nanos. Ajo është deklarata e Fatos Nanos. Është Fatos Nano ai që, Fatos Nano do të pësojë atë që do të pësojë nga loja që po bën me zgjedhjet, ja u them unë ju, që askush nuk do të paguajë një çmim më të rëndë se sa ai dhe ajo bandë që përpiqen të dhunojnë zgjedhjet.”

Në Këshillin e Europës Berisha ka denoncuar bllokimin e reformës zgjedhore dhe çështjen e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi. Sipas Berishës, në Shqipëri do të vijë një mision monitorues, për t’u njohur me problematikat që ka vendi ynë.

Sali Berisha: “Është vendosur, për shkak të situatës së krijuar që të vijë në Shqipëri, misioni i monitorëve të Këshillit të Europës, mbasi po ecet në drejtim të kundërt me ato detyrime që Shqipëria ka.”

Lideri demokrat pranoi se një ditë më parë deputetë të PD, votuan pro kandidaturave të qeverisë, Ibrahimit dhe Harasanit, për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si pasojë e një marrëveshje që është bërë me socialistët që edhe opozita të ketë përfaqësuesin e saj në bordin drejtues të Bankës Qendrore./tvklan.al

Gazetare: Gerta Gixhari