Në një intervistë për agjencinë ekonomike të lajmeve Dow Jones Newswires, kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar dhe një herë se vendi do të aplikojë për në BE, brenda disa javësh. Kryeministri tha se aplikimi zyrtar do të behet përpara zgjedhjeve të 28 qershorit duke shtuar se kërkesa ka mbështetjen e të presidencës çeke të BE-së.

Në komentin e saj Dow Jones Newswires, bën të ditur faktin se në 1 prill Shqipëria, së bashku me Kroacinë, ju bashkua zyrtarisht Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke e konsideruar këtë një hap të madh përpara në evolucionin e saj nga një vend ish komunist në një anëtar të komunitetit ndërkombëtar. Shumë e panë pranimin në NATO si një paralajmërim të saj për anëtarësim në BE shkruan Dow Jones Newswires  . 

“Anëtarësimi në NATO është provë e madhe e besimit që komuniteti ndërkombëtar ka për vendin tim,”. “projekti tjetër madhor tashme është anëtarësimi ne EU.” Citohet të ketë thënë kryeministri Berisha.

Në komentin e tij gazetari shkruan se Zgjedhjet e qershorit, do të shihen po aq si një provë e gatishmërinë e vendit për t’u bashkuar unionit. Në këtë pike kryetari i qeverise shqiptar ka garantuar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të drejta e me standarde të BE. 

“Zgjedhjet do të jetë një provë e madhe nëse Shqipëria është e gatshme të përparimit të mëtejshëm, sepse kemi pasur probleme me zgjedhjet e shkuara,” . “Dhe ne duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të drejta.”  Është shprehur kryeministri Berisha për Dow Jones Newswires.

Pyetjes së gazetarit në lidhje me ritmet e rritjes ekonomike, kryeministri Berisha iu përgjigj se rritja e këtij viti është shumë e vështirë të parashikohet, por ka shtuar se disa të dhëna paraprake, sugjerojnë se rritja do të jetë rreth 4%, duke sqaruar se thjesht nuk mund të thuhet në këtë moment./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi