Sali Berisha nga “Këshilli Kombëtar” i PD-së kërkoi angazhim maksimal nga demokratët që të bashkohen, edhe pse mund të kenë qëndrime të ndryshme. Ai tha se bashkimi në një front të madh opozitar do të sillte realizimin e kërkesave si reforma zgjedhore, vota e diasporës dhe zgjedhjet e parakohshme.
Sali Berisha: Unitet, qeveri teknike, reformë zgjedhore me rikthimin e paketës së 5 Qershorit 2020, votimi i emigracionit dhe diasporës, zgjedhje të lira. Ky është objektivi ynë i tretë të cilin duhet ta përmbushim me çdo çmim dhe unë kam bindjen më të thellë që do të jemi në lartësinë e guximit, epike të trimërisë shqiptare.
Protesta e 11 Korrikut, për Sali Berishën duhet të jetë një ditë shprese për shqiptarët të cilët duhet të ndryshojnë realitetin ku jetojnë.
Sali Berisha: Le të jetë 11 Korriku dita e konkretizimit të një realiteti të ri, të një realiteti në të cilin shqiptarët kudo që janë të shohin uraganin e shpresës së tyre, uraganin e besimit të tyre, uraganin e fitores së tyre.
Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë u kërkoi anëtarëve të Këshillit dhe strukturave të nisin punën për protestën kombëtare që do të zhvillohet para kryeministrisë.
Klan News