Partia demokratike ka bërë me faj qeverisjen socialiste që drejtohet nga kryeministri Fatos Nano dhe Korporatën Elektroenergjitke Shqiptare për përmbytjet në veri. Në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë demokratike kryetari Sali Berisha u shpreh se kjo çështje do të ketë një diskutim të gjërë në parlament pasi përmbytja e shtëpive mund të evitohej.
Sali Berisha: “Përmbytje e paralajamrur dhe e parandalur, e parandalushme plotsisht ndodhi, u hap portë e Komanit me nji mijë e shtatqind metër kub prurje n’sekondë, për Vaun e Dejs i cili ndodhej plot dhe u hap porta që rrraf qytetin e Shkodrës, port e Zadesë. Nuk është pra as natyra, as Zoti ësht e tëra qeveria dhe Fatosi i KESH-it, sot qeveria ësht vendos të vijë në parlament, duhet të dalë me faqe të zezë dhe kpucë të kuqe nga parlamenti.”
Kryedemokrati komenton edhe situatën e rrugve të bllokuara si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.
Sali Berisha: “Mund të luhej me urën e Mbrostarit? Ju jini dëshmitarë, aty ka dy vj, ka, ka disa muaj dhe un kam kalu disa herë dhe apsolutisht s’kam pa punotr n’atë vend. Sigurisht kur e shef Shqiprinë me helikopter, me nanokopter nuk shef ura, ku janë urat.”
Sipas Berishës, kjo situatë vjen si pasojë e indiferencës së shtetit. /tvklan.al