Në mbyllje të intervistës së tij për “Opinion”, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se beson te e vërteta, por jo tek drejtësia aktuale. Ai u shpreh se njësoj si 34 vite më parë, edhe tani do luftojë për rikthimin e sovranitetit të vendit.
“Besimi im është tek e vërteta, beteja ime është për të vërtetën. Dinjiteti, më vonë sovraniteti i vendit. 34 vite më parë kur unë fillova t’i kundërvihem regjimit, drejtësia ishte e tëra e kontrolluar nga diktatura. Por unë do mbroja të vërtetën me gjithë pasojat që do kisha. Sot, drejtësia është 100% e kontrolluar, sot faktikisht nuk ekziston drejtësi. Ekziston një organizatë kriminale që quhet “skap” dhe me disa gjykatës të tipit Irena Gjoka, jo të gjithë sigurisht…
Përsëri kur nisa betejën, ishte betejë për dinjitetin. Kur kërkuan të dal nga Parlamenti, kur menduan se mund t’i caktojnë opozitës shqiptare kryetarin, atëherë u thashë jo, kjo s’mund të ndodhë! Opozita shtyllëmbajtëse e sovranitetit të një kombi dhe absolutisht s’kam asnjë qëndrim tjetër përveçse mbrojtjen gjer ditën e fundit të jetës time të sovranitetit të vendit, të vërtetave”, tha Berisha./tvklan.al