Kryetari i Partisë Demokratike në studion e “Opinion” ka rrëfyer për herë të parë 11 muajt e izolimit të tij. Ai tha se burgosja brenda 4 mureve synonte të zhdukte opozitën dhe ta kthente vendin në diktaturë.

Ish-kryeministri ka zbuluar për herë të parë se para se Lulzim Basha ta përjashtonte nga Partia në shtator të 2021-it, kishte menduar të tërhiqej nga politika dhe të dorëhiqej si deputet.

Nëse fiton zgjedhjet, Sali Berisha tha se ai do të jetë kryeministër i shqiptarëve. Ndërsa daljen me koalicion në këto zgjedhje parlamentare e sheh si emergjente.

Si kryeministër i ardhshëm, Berisha tha se do të ndërhyjë në reformën në drejtësi duke u asistuar nga Komisioni i Venecias.

Sali Berisha beson se administrata e re e Donald Trump do të shqyrtojë heqjen e “Non-Gratës” të vendosur nga administrata e Biden.

Klan News