“PS çliroi drejtësinë nga duart e politikës”, kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në një replikë me një komentues në rrjetet e tij sociale.

Rama u shpreh se është historike fakti që tashmë drejtësia është çliruar nga duart e politikës dhe ka ikur koha kur gjykatën e bënte partia. Kryeministri ndër të tjera u shpreh se shqiptarët në 11 Maj do të dinë që të trajtojnë këtë problem duke iu referuar opozitës në vend.

Edi Rama: Jo nuk them jam më i mir ndër të këqinjt. Nuk jemi më të mirët se ka gjithmonë më mirë, por nuk do të thotë që jemi ndër të këqinjt sepse nuk krahasohemi dot me disa tjerë këtu, por nuk mund të themi që nuk jemi të zhgënjyer. Pse? Sepse ai bufi që kukuron sot s’ju gjend ende vendi që meriton. Pse? Miku im lavdi zoti koha kur gjykatën e bënte partia. Koha kur dënimet i jepte qeveria, koha kur Kryeministri caktonte kush duhej të dënohej dhe kush duhet të lihet i lirë ka vdekur.

Sot është drejtësia që i bën këto gjëra dhe ajo që ne kemi bërë dhe që është historike dhe që ne sot jemi nesër nuk do të jemi, unë se ju do të jeni patjetër është se do të mbetet gurr kilometrik në formimin e shtetit modern shqiptar fakti që Shqipëria u çlirua nga duart e politikës dhe që drejtësia është në gjendje që të futet në fushën ku vepron pushteti politik dhe të tërheqi nga ajo fushë ata që shfrytëzojnë pushtetin për përfitime të paligjshme. Ky është fakti i madh historik që është produkt i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kështu që ai bufi nuk janë problemi ynë në aspektin ligjor janë problem i drejtësisë ndërkohë që janë problemi ynë në aspektin politik, janë problem i shqiptarëve që në 11 Maj do të dinë ekzaktësisht se si do ta trajtojnë këtë problem. Për këtë nuk e kam pikën e dyshimit./tvklan.al