Lajme Arkiva 2003

Pas një vizite në gjermani kryetari i opozitës Sali Berisha komenton krizën e Partisë Socialiste. Sipas tij zgjidhje do të ishte largimi i kryeministrit Fatos Nano nga qeveria.

Sali Berisha: Momenti kur zoti Stoiber i uron Partisë Demokratike kthimin e shpejtë në pushtet vetëm pak çaste më pas më bien zilet e celularit në të cilën më njoftojnë se qeveria falimentoi, se Ministri i Jashtëm dha dorëheqjen. Lidhur me deklaratën e Metës dua të theksoj se ai mbetet një hipokrit dhe demagog i pakorrigjueshëm, i cili në një akt gjoja final, po përpiqet të shpëtojë partinë dhe po ta vini re deklarata e tij nuk citon kurrkund Shqipërinë por vetëm partitë.

Gazetarja: Cili do të jetë roli i opozitës në këtë krizë të Partisë Socialiste?

Sali Berisha: Roli i opozitës do të jetë një monitorim intensiv, do të ndërmerren konsultime me partitë e tjera. ne kërkojmë largimin e kryeministrit sepse ky njeri është shkatërrimati i qeverisjes së këtij vendi.

Berisha si asnjëherë tjetër ka vlerësuar ministrin e shteti për integrimin tashmë të tërhequr Sokol Nako.

Sali Berisha: Veçoj këtu dorëheqjen e ministrit Nako, i cili nuk mund të krahasohet me asnjërin prej anëtarëve aktual të qeverisë, pasi Nako ishte e vetmja mendje e formuar në perëndim në këtë qeveri. Ministri Nako kishte shkolla dhe kurse perëndimore më shumë ose dy herë më shumë se e gjithë qeveria e marrë së bashku. Nuk mund të bëhet përgjegjës Sokol Nako për hajdutërinë e halimëve të financave apo të ministrave të rendit për trafiqet që bëjnë Ministri i Rendit e të tjerët me radhë./tvklan.al