Turi “Shqipëria në NATO” është zhvendosur në Fier. Kryeministri Berisha u shpjegoi qytetarëve se ftesa në Aleancë erdhi si rezultat i seriozitetit në reforma. Duke u ndalur në luftën ndaj krimit Berisha deklaroi si rezultat çmontimin e bandave më të rrezikshme në Ballkan dhe lidhjeve të tyre me politikën.
Sali Berisha: “Kërkesa ime është kjo, këto arritje të njihen, të mos paragjykohemi, të mos gjykohemi nga e shkuara. Këto ditë ka dalë një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raport i cili fakton se kriminaliteti në Shqipëri është ndër më të ulëtit.”
Edhe në Fier kryeministri u kërkoi qytetarëve të bëhen bllok kundër korrupsionit, një tjetër prioritet në agjendën e qeverisë Berisha.
Sali Berisha: “Ne i shpallëm luftë korrupsionit, korrupsioni është kancer, është kuçedër me të cilën duhet të përballemi çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj.”
Kryeministri theksoi se në projektet e qeverisë krahas ndërtimit të rrugëve, janë dhe ujësjellësit, shkollat si dhe qendrat shëndetësore. Berisha garantoi për ritme të shpejta të zhvillimit të vendit që sigurojnë anëtarësimin në strukturat euroatlantike./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi