Lehtësimi i procedurave tatimore dhe heqja e licencave është sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes nga kryeministri Berisha. Gjatë një konference të organizuar nga FMN për zhvillimin ekonomik, kreu i ekzekutivit tha, se Shqipëria do të ketë sistemin fiskal më të lehtë në Evropë për t’i ardhur kështu në ndihmë biznesit dhe për të nxitur investimet.
Sali Berisha: “Ekonomia e jonë me shpejtësi duhet të zgjohen standardet e saj. Ne bëmë mirë që vendosëm barrën fiskle më të ulët në Evropë, por ne duhet të vendosim sistemin fiskal më të thjeshtë në Evropë. Jemi shumë mirënjohës atyre që na ndihmuan për të vendosur One Stop Shop për bizneset. Por duhet të thjeshtojmë në maksimum sistemin e licencave, të heqim ato që është e mundur për t’i hequr dhe të grupojmë ne One Stop Shop ato që nuk mund të hiqen.”
Duke marrë në konsideratë paralajmërimet e FMN-së se borxhi publik mund të vejë në rrezik ekonominë e vendit. Berisha garantoi mbajtjen e tij nën kontroll duke zbritur nga 54 në 50 % të produktit të brendshëm bruto.
Sali Berisha: “Pavarësisht se trashëguam një tjetër pa pëlqyer borxhin, por borxhi është rëndesë në të ardhmen e atyre që vijnë. Unë do të bëj çmos që të ul borxhin, të ngushtoj deficitin buxhetor. Të mbajmë tendencën, motorë të rritjes së shpejtë ekonomike të vendit. Lufta kundër korrupsionit mbetet një përparësi madhore e qeverisë sime. Shqipëria çdo ditë e më shumë po bëhet një vend tërheqës për investimet e huaja.”
FMN vlerësoi zhvillimin e ekonomik të vendit si të lartë dhe të qëndrueshëm, në krahasim me vendet e rajonit e më gjerë. Por kërkuan angazhim të mëtejshëm të qeverisë për privatizimin e KESH-it dhe afrimin e çmimit të energjisë me koston./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro