Lideri i opozitës Sali Berisha u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë emrin në listat e votimit. Berisha akuzon kryebashkiakun Rama se vetëm për Tiranën ka përjashtuar 12 mijë qytetarë nga regjistrimi, por ky padrino tha Berisha është i pashpresë.

Sali Berisha: Shqiptarët e kanë kuptuar që ai është një deshendet i klanit Gina, i klanit më kriminal të trafiqeve, ja kanë kuptuar  lidhjet e tjera kriminale. I ka ditët e numëruara është i pashpresë. 80% e shqiptarëve, e qytetarëve të Tiranës në studimin e bërë pohojnë se ai është hajdut.

Ndodh që në një konferencë për shtyp të mos bëjnë pyetje gazetarët, këtë shans e ka ofruar vetë kryetari i partisë Demokratike.

Sali Berisha: Kam unë një pyetje për ju, si ka mundësi që u shkoni mbrapa, është një keqpërdorim që ju bëjnë ju këta. Ju duhet ti pyesni kandidatët, ju nuk duhet të jeni vetëm gjymi që ata të flasin, duhet të flisni edhe ju.

Tendencën e kryebashkiakut të Tiranës për të fyer gazetarët Berisha e emërtoi stad paranojak në politik.

Sali Berisha: Ai ka frikë vdeksore nga pyetjet tuaja./tvklan.al