Në Kosovë është pak të thuhet se njerëzit e këtij vendi me historinë me të dhimbshme në Ballkan e kanë pritur me padurim vizitën e kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes së pavarësisë.

Rreth 1 vit e gjysmë pas përmbushjes së kësaj ëndrre, atmosfera në rrugë, build bordet në të gjithë Prishtinën me foto e kryeministrit, me mesazhet e mirë se ardhjes, flamujt në çdo rrugë janë mirënjohja e popullit të Kosovës për kontributin e posaçëm të kryeministrit Sali Berisha për pavarësinë.

Shqiptarët e Kosovës besoj po aq se kryeministri Berisha do të jetë ndihmë e madhe për vendin edhe për përmbushjen e një tjetër aspirate integrimin evropian.

Qytetarët do të donin ta takonin nga afër, pasi siç na thonë në Kosovë gjithnjë e  kanë dashur Sali Berishën.

Këta qytetarë e ndoqën jashtë kangjellave të kryeministrisë ceremoninë që shoqëroi takimin zyrtar mes kreut të qeverisë shqiptare Berisha me homologun e tij Hashim Thaçi.

Qytetari 1: “Duhet ta dimë që ardhmëria e Kosovës edhe njëherësh edhe e qeverisë së Shqipërisë është baba i kombit Sali Berisha.”

Qytetari 2: “Është një ditë mjaft e rëndësishme, sidomos për shqiptarët e Kosovës. Sali Berisha dhe qeveria e Shqipërisë gjithmonë kanë qenë përkrahës të mëdhenj të problemeve të Kosovës.”

Qytetari 3: “Sali Berisha është edhe lider i Kosovës, jo vetëm i Shqipërisë.”

Gazetare: “Çfarë mendoni për vizitën e kryeministrit Berisha në Prishtinë?”

Qytetari 4: “ Një fat i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe për Shqipërinë. Është më domethënësja, për herë të parë pas kaq vitesh Shqipëria dhe Kosova ndihen më afër se kurrë.”

Qytetare 1: “Mendoj se është një vizitë pozitive, shpresojmë të sjellë risi të mira për vendin tonë, ndonjë bashkëpunim pozitiv pse jo.”

Qytetari 5: “Vizitë historike është dhe është lideri i kombit shqiptar.”

Qytetari 6: “Kryeministri Berisha është kryeministri i gjithë shqiptarëve. Ne ashtu e trajtojmë kosovarët, kemi respekt të veçantë për to, shohim një ardhmëri të kombit ndaj presim nga ai shumë.”

Qytetari 7: “Mendoj që figura më … për kombin është figura e dytë pas Skënderbeut ky duhet, do të thotë jep kontribut për gjithë kombin . Ky nuk punon vetëm për Shqipërinë, por punon edhe për Kosovën edhe për shqiptarët tjerë që janë e dini ku janë këto shtetet e Ballkanit.”

Qytetare 2: “Kjo është vizitë shumë, shumë e qëllume, shumë e mirë është. Sali Berisha çfarë ka bërë për Kosovën as në Kosovë kurrkush se ka bo, sa ka bo ai për Kosovë.”

Menada Zaimi: “Vizita e kryeministrit Sali Berisha në Prishtinën zyrtare raportohet si një lajm i madh jo vetëm në billbordet e mbushura me fotot e kryeministrit të Shqipërisë si dhe me mesazhet e mirë se ardhjes, apo edhe nga flamujt kombëtar që valëviten nëpër të gjitha rrugët e Prishtinës zyrtare, por edhe media, shtypi i shkruar. Ja se çfarë shkuan Tribuna shqiptare e ditës së sotme, kjo gazetë e cilëson kryeministrin Berisha si “Lider të kombit”.”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi