Prekazi ishte vendi ku ka mirëpritur mijëra qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të cilët kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë shënohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe dalja e parë publike e UÇK-së.

Në Prishtinë nuk ka pasur ndonjë organizim, megjithatë qytetarë të shumtë kanë dalë në kryeqytet për të kremtuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Sheshi i kryeqytetit ishte i mbushur me flamuj kuq e zi dhe ata të Kosovës.

Ky qytetar ka ardhur nga Prekazi për të parë si organizohet në kryeqytet. Ndërsa festën e kanë shijuar edhe turistë nga Australia e largët.

E shumë qytetarë të tjerë nga Kosova tashmë e kanë shndërruar në traditë që të vizitojnë Shqipërinë në këtë festë.

Tv Klan