‘Shok’ politik e konsideron zbardhjen e bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila me Milan Radoiçiç, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.
Sipas tij ky komunikim është në funksion të axhendës politike të Vetëvendosjes.
“Kanë konfirmuar vazhdimisht se jo vetëm në ligje, por edhe në procese të tjera ka një lloj bashkëpunimi dhe koordinimi mes Radoiçiç dhe grupit politik Vetëvendosja në nivelet më të larta.”
Kritikon kryeministrin Kurti për mungesë koordinimi me ndërkombëtarët, por koordinim të plotë e të fshehtë me kriminelët.
“Kurti e eksponentë të tij, mënyrën si kanë komunikuar dhe për çfarë kanë komunikuar u pa qartë që gjithçka që lidhet me zhvillimin atje, nuk janë koordinuar me partnerët evropianë e amerikanë, por qenkan koordinuar me Radoiçiç i cili është shkaktari kryesor i veprimeve të policisë në veri të Kosovës.”
Thotë se suksesi i policisë në parandalimin e rrezikut të Banjskës ka ndodhur pasi aty nuk ka vendosur politika.
“Njësitë e Specializuara të Kosovës atë të Shtunë dhe të Dielën e 24 Shtatorit kanë parandaluar dhe eliminuar kërcënimin e madh në veri sepse aty ka vepruar komandë tjetër. Nuk ka pas politika dorë.”
Kritika ndaj Kurtit ai ka hedhur edhe në raportet me Shqipërinë.
“Është qeveria e parë që i ka trazuar edhe rregullat, edhe formatin e bashkëpunimit. Ka trazuar gjithë mënyrën si ka funksionuar institucioni, kanalet politike dhe bashkëpunimin vëllaëzor.”
Lavdëron Shqipërinë për progresin e arritur.
“Republika e Shqipërisë ka shkuar në një nivel tjetër. Ne na vjen keq që trancizioni po zgjatet, por Tirana sot është bërë mikëpritëse jo vetëm e samiteve dhe liderëve më të mëdhenj në botë…Prishtina është përjashtuar nga kjo axhendë.”
Ndërsa tipike parapolitike i sheh ndërhyrjet e koodinatores së LVV-së Dejona Mihajli pas publikimeve të mesazheve të saj dhe ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.
Klan News